Gjatë 25 viteve të fundit, në Tiranë janë ndërtuar mijëra pallate. Është bërë e njohur tashmë që ata që posedojnë një banesë private, lëshojnë tokën e tyre kundrejt disa apartamenteve, në varësi të hapësirës.
Kush posedon një copë tokë, konsiderohet me mjaft fat.
Ky lloj biznesi funksionon edhe në Shangai, një prej qyteteve më të ëmdha në botë, me plot 14 milionë banorë. Ky qytet vijon të rritet me shpejtësi dhe numri i pallateve shumëkatëshe se vjen e shtohet.
Por, në qendër të qytetit, ka mbetur një zonë me banesa që nuk janë prishur për pallatem, dhe aty jeton një komunitet i varfër. Ata refuzojnë të lëshojnë pronat pa marrë një pagesë prej 850 mijë dollarësh. Marrëveshja midis tyre për të mos lëshuar tokat, ka lënë një oaz me banesa modeste midis pallateve shumëkatëshe./a.m.