Përleshjet e ashpra mes trupave të regjimit të presidentit Bashar al Asad dhe filialit sirian të Al Kaedës dhe aleatëve të tij shkaktuan të paktën 70 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot një OJQ.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) shtoi se përleshjet kishin ndodhur në jug të Alepos, qyteti i dytë më i rëndësishëm sirian pas Damaskut.
”Dje, të paktën 28 persona vdiqën, mes të cilëve gra dhe fëmijë, si dhe rreth 50 të tjerë u plagosën nga një bombardim kundër një kampi refugjatësh në veriperëndim të Sirisë pranë kufirit me Turqinë”, njoftoi sërish OSDH-ja.
Ndërkohë, në qytetin antik të Palmirës orkestra simfonike e Shën Petërburgut zhvilloi një koncert në amfiteatrin e qytetit, nën vëzhgimin e rreptë të helikopterëve ushtarakë. (javanews.al / a.r)