Strategu portugez, Jose Mourinho si duket duhet të pres edhe një vit nëse dëshiron ta drejtoj Manchester Unitedin.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, drejtuesit e ekipit nga Old Trafford kanë kërkuar nga Jose Mourinho që ta marrë drejtimi e ekipit në verën e vitit 2017, dhe jo në fund të këtij sezoni.
Por, ish trajneri i Portos, Chelseas, Interit dhe Real Madridit ende shpreson se mund ta drejtoj Manchester Unitedin nga sezoni i ri.
Louis Van Gaal ka kontratë me ekipin deri në verën e vitit 2017, dhe ka paralajmëruar se nuk do të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere./a.m