Ka qenë një lëvizje surprizë e PS dhe LSI, të cilat kanë qenë të gatshme ta votojnë që sot reformën në Drejtësi, duke vendosur në një pozitë të vështirë Partinë Demokratike. Dhe duket se insistimi i vazhdueshëm i Ambasadorit Amerikan Lu dhe Ambasadores së BE Vlahutin, insistim që u duk qartë dhe në fjalimet e tyre ditën e sotme, flasin për pozicione të ngjashme mes mazhorancës dhe faktorit ndërkombëtar.
Ndërkohë që ambasadori amerikan dhe ambasadorja e BE kanë intensifikuar takimet me ish-kryeministrin Berisha, kjo të bën të mendosh se është pikërisht Berisha dhe jo Basha, çelësi për të votuar reformën, në këtë moment kur PS dhe LSI duken të bashkuara.
Pozicioni i përbashkët i dy partive të koalicionit qeverisës ditën e djeshme neëtakimet me Presidentin e Republikës për çështjen e zëvendësimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe pozicioni i unifikuar i mazhorancës sot për reformën në Drejtësi, i jep fund edhe hamendësimeve të muajve të fundit për një krisje të marrëdhënieve mes PS dhe LSI.
(javanews.al / a.r)