Këtë të mërkurë Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për prishjen e disa ndërtimeve brenda parkut të Liqenit Artificial, ku i pranishëm ka qenë edhe vetë kryebashkiaku Erion Veliaj. Ky i fundit i është drejtuar opozitës dhe Presidentit duke shkruar në rrjetin social:
“Ja kthejmë hapësirën e zaptuar publikut e fëmijëve! S’ka president e Shqup-mjedisor për këta çibanë pa leje! Kurioz nëse do mbrojnë Liqenin në gjyqin e 17katshit sot java.”
Për të njëjtën çështje të ndërtimeve pa leje, Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social një foto të një ndërtese të legalizuar dhe të hipotekuar brenda vetë Liqenit, nga koha e qeverisjes së të djathtëeve në Bashkinë e Tiranës. Rama shkruan se ata që sot (opozita, Presidenti) baltosin projektet dhe punën e bërë në liqenin artificial, deri dje legalizonin ndërtime brenda në liqen.
“Legalizuar+hipotekuar brenda ne liqenin e Tiranes nga ata qe sot baltosin çdo ide, projekt dhe pune transformuese!”- shkruan Rama.
Pas këtij postimi ka reaguar opozita përmes një deklarate të Enno Bozdos, i cili thekson se kryeministri nuk është i shqetësuar për Parkun, pasi ka qenë ai i cili ka ndërtuar kudo beton. Bozdo shton se një shenjë që vërteton “fiksimin” e Ramës me betonin është dhe stadiumi i ri Arena Kombëtare dhe orvatja për të betonizuar aneksin pranë stadiumit ekzistues, i cili në kohën e qeverisjes së Tiranës nga Lulzim Basha, ishte parashikuar për tu bërë park.
“Rama i shqetesuar per Parkun ?! Cfare komedie…
Pasi ndertoi kudo duke shkaterruar cdo hapesire te gjelber, manjaku i betonit tashme kerkon te fshehe koken si struci.
Sic po ben me betonizimin e parkut, me kullen e stadiumit, me kullen te aneksi i Qemal Stafes, si dhe me kullat qe do ndertoje ne qender te Tiranes.
Dhe njesoj si lejet e djeshme qe po prish, lejet e sotme per kulla na i shet per zhvillim!”- tha Bozdo. Javanews/ a.k