Prokuroria për krime të rënda, administron në dosje kallëzimin e parë penal, në emër të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.
ABC News ka mësuar se vet drejtuesi i krimeve të rënda, Besim Hajdarmataj ka marr denoncimin e një shtetaseje me banim në kryeqytet, emri i së cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie. Burimet thonë se ajo ka denoncuar direct Emiljano Shullazin dhe krahun e djathtë të tij, Gilmando Dani për marrjen e një pronë në afërsi të zonës së njohur si “Zogu i Zi” që kap një vlerë rreth 1 mln euro. Mësohet se kallëzuesja është me profesion juriste dhe ka një moshë rreth të 50 -ve, e cila ka treguar me detaje kalvarin e vuajtjeve dhe kërcënimeve të Shullazit dhe bandës së tij për t’i marrë pronën. Ajo ka pretenduar se prona, i është marrë dhe është regjistruar në emër të Gilmando Danit. Për marrjen e kësaj prone, denoncuesja, që është marr në mbrojtje nga policia dhe prokuroria, ndër të tjera ka thënë se Shullazi e banda e tij kanë kërcënuar edhe një gjyqtare të Gjykatës së Shkallës së Parë administrative në Tiranë. Gjyqtar që kishte në process një veprim administrative me Hipotekën e kryeqytetit, ku pas presionit vendimi është dhënë në favor të tyre ka denonuar denoncuesja e mbrojtur.
Deklarimet e kësaj shtetese, burimet thonë se po verifikohen me provat dhe veprime në teren, për të parë se sa qëndrojnë këto pretendime. Nga ana tjetër, prrokuroria sqaron se është në pritje të përgjigjieve nga Hipotekat në vend, ku është kërkuar evidentimi i pronave ku Shullazi dhe pjesëtarët e bandës së tij figurojnë si pronar. Me evidentimin e tyre, grupi hetimor thotë se do të kërkohet sekuestrimi i tyre deri në sqarimin e mënyrës së përfitimit të këtyre pronave, pasi SHullazi është shprehur se është i papunë.
Sipas akuzës, prokurorët janë në pritje të kallëzimeve të biznesmenëve, të cilët dyshohet se janë gjobitur nga Shullazi dhe banda e tij, duke i marrë shuma të konsiderueshme parash. Pasi deri më tani asnjë prej tyre nuk ka pranuar se i është vendiosur gjobë apo të kenë paguar te Shullazi. Deri më tani, thonë prokurorët në dosje ndodhen vetëm informacione të ndryshme të policisë dhe Shërbimit sekret, që kanë zbardhur në rrugë operative aktivitetin e bandës së drejtuar nga Shullazi./abc/a.m.