Ky është momenti kur një mbretëreshë bukurie mbetet e shokuar pak pasi i kishin vënë kurorën në kokë. Organizatorët kishin bërë një gabim dhe vendosën t’ia heqin kurorën për t’ia dhënë rivales. Ngjarja u regjistrua në një qytet në Brazil ku po organizohej Miss Rondonia Mundo.
Leticia Cappatto tha se mbeti e poshtëruar kur organizatorët e shpallën fituese, por më pas ia hoqën kurorën dhe ia dhanë Karliany Barbosa. javanews/a.k