Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, ka zgjedhur një citim nga Faik Konica, për të tërhequr vëmendjen mbi betejën e pashterrshme që zhvillohet në Shqipëri mes individëve dhe jo për idetë. Është pikërisht ky lloj stili konflikti ai i cili ka dëmtuar më shumë se çdo gjë tjetër interesat e Shqipërisë. Se për çfarë aludon Bregu nuk është e vështirë të kuptohet. Por ajo që bie në sy është fakti se ajo shigjeton nëpërmjet Konicës, realitetin e sotëm shqiptarë dhe atë politik në vend.
Ja postimi i saj në FB
“Thene dje per dje, apo dje per sot, apo sot per sot?!
Nuk po vazhdoj me “apo sot per neser”…
“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. Faik Konica.
(Albania 16, 15-30 korrik 1898)”.
m. a