Anketa e forcave të punës, zhvilluar nga INSTAT-i, tregon se rroga mesatare bruto në vitin 2015 arriti në 46,830 lekë në muaj, ose 335 euro (1 euro=140 lekë). Ky nivel shënon një rritje prej vetëm 0.3%, krahasuar me vitin e mëparshëm. Të dhënat e publikuara nga INSTAT-i për PBB-në tregojnë se konsumi mesatar për frymë vjet ishte 210 euro në muaj, ose vetëm 0.1% më shumë se në 2014-ën.
Në vitin 2009, një vit para fillimit të ngadalësimit ekonomik të Shqipërisë, paga mesatare mujore bruto ishte 305 euro. Pra, rritja e pagës në 6 vjetët e fundit të ngadalësimit ekonomik ka qenë mesatarisht 1.5% në vit. Ndërsa konsumi para gjashtë vjetësh ishte në nivelin 192 euro në muaj për frymë. Edhe rritja e konsumit ka qenë mesatarisht 1.5% në vit./Respublica/a.m.