Baba Vanga ka parashikuar se viti 2016 do të jetë vit kur myslimanët do e pushtojnë Europën.
Baba Vanga nga Bullgaria, e lindur më 31 janar të viti 1911, ajo vdiq më 11 gusht të vitit 1996.
Vanga kishte humbur shikimin e saj në moshën 12 vjeçare, kur ajo u rrëmbye nga një uragan i fuqishëm, shkruan simple capacity.
Mirëpo, ajo më vonë u gjet e gjallë, e mbuluar më gurë, me rërë në sy, ku më pas edhe u verbua.
Vanga filloi parashikimet kur ajo ishte në moshën 16 vjeçare.
Në atë kohë ajo e ka ndihmuar babain e saj ta gjejë një dele të vjedhur nga kopeja. Ajo kishte dhënë një parashikim të oborrit se ku ishte fshehur delja, shkruan simple capacity, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo, në vitin e vdekjes së saj, ajo la një sërë parashikimesh prapa saj. Ajo e parashikoi cunamin e vitit 2004, por edhe sulmet terroriste të Kullave Binjake në Nju Jork.
Tani, është publikuar edhe një parashikim i ri i Baba Vangës, e cila kishte thënë se viti 2016, do të jetë viti kur “Myslimanët do të pushtojnë Europën”.