Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se nëse do të vazhdojë të mbajë afër bandat dhe Shullazët, “98-a do t’i duket lule”.
Ai i është referuar në këtë mënyrë revoltës së opozitës së atëhershme në 14 shtator 1998, kur u sulmua Kryeministria. Deklaratat e forta Berisha i bëri gjatë një interviste për Abc News. Disa herë ai u kujdes që këtë paralajmërim Edi Rama duhet ta marrë edhe si personal.
Ndërkohë Berisha mbështeti idenë për armatosje të qytetarëve sipas modelit amerikan, duke thënë se kryeministri Rama s’ka përse të ketë frikë nga armët e popullit. I kundërshtuar nga gazetarja Mimoza Koçiu nëse kjo armatosje mund të sillte një 97 të dytë për vendin, Berisha pranoi se atëhere ishte vetë shteti që armatosi popullsinë, për t’u mbrojtur nga armët e bandave që erdhën nga jashtë për të krijuar destabilitet, shkruan Lapsi.al.
Më poshtë pjesë nga intervista.
Ju e lexoni si pozitiv faktin se thuhet që në Shqipëri bëhet thirrje që qytetarët të marrin armët?
Thirrje për qytetarët, sepse qeveria nuk po I mbron qytetarët…
Jemi vend I NATO-s z.Berisha…
Vend I NATO-s? vendi I sekretarit të përgjithshëm të NATO-s që ka qenë edhe kryeministër, ka përqindjen më të lartë të armëve në Europë pas Zvicrës, Norvegjia, vend themelues I NATO-s…
Por nuk kanë një histori të 97-ës sic e kemi ne…
Jo. 97-a nuk është një histori që, cfarëdo që t’I japësh, është një histori malavite dhe bandash…
Dakord por ajo tregon se cfarë ndodh kur qytetarët marrin armët…
Absolutisht jo! Ka dy gjëra. Armët me të cilat u vranë shqiptarët u sollën nga deti. Shqiptarët nuk duhet të gabojnë. Armët të cilat mbrojtën shqiptarët ishin armë të depove. Armët e depove ishin armë që mbrojtën Shqiptarët në Shqipëri, mbrojtën Shqiptarët në Kosovë…
Por u desh një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse që të stabilizohej situata apo jo?
Ajo ishte qëllim tjetër. Ajo kishte qëllim tërësisht të politikës së jashtme, kërcënime të jashtme. Ishte një gjë tjetër, se duhet t’I analizojmë gjërat. Pra armë të cilat u morën nga depot. Depot u hapën. E kuptoni vetë dmth….
Gjithcka u fshi me marrëveshjen e 9 marsit, që bëtë ju si president…
U hapën jo pa qëllim depot. Shqiptarët nuk mund t’i merrnin bandat. Shteti kishte një alternativë: o t’u binte me armë këtyre dhe mund të krijonte një konflikt civil, ose të armatoste qytetarët dhe nuk kishte më konflikt civil dhe një pjesë e madhe e këtyre armëve do t’u shkonin shqiptarëve në Kosovë për t’u mbrojtur nga serbët.
Po thoni që shteti zgjodhi alternativën e dytë?
Absolutisht po! Pa asnjë diskutim, pa asnjë diskutim!
Kjo është deklaratë e fortë z.Berisha…
Jo, e kam thënë unë këtë. Kjo në mënyrë të padiskutueshme. Po qe se ti nuk siguron dot qytetarët, ti do t’u japësh mundësi atyre të sigurojnë veten e tyre, se përndryshe…Dhe kjo, kjo e qetësoi situatën. Kjo ndihmoi shumë shqiptarët si në Shqipëri edhe në Kosovë për t’u mbrojtur tek pragu I derës. Nuk luftuan shqiptarët kundër njëri-tjetrit. U mbrojtën tek pragu I derës.