Ross Edgley, një fanatik 30 vjeçar i fituesit nga Cheshire në Angli, sapo e ka përfunduar me sukses atë që quhet “Maratona më e Fortë në Botë”, raporton Daily Mail.
Thënë shkurt, kjo maratonë përfshinte tërheqjen e një veture 1.4 tonëshe për 41 kilometra nën errësirë dhe në shi. Pasi kishte ecur për 19 orë, 36 minuta e 43 sekonda, ai me sukses e ka kryer sfidën. Mirëpo cili ishte qëllimi i tij? Edgley kishte për mision që të grumbullonte mjaftueshëm para për katër organizata bamirëse që do tu ndihmonin njerëzve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Përgatitjen për një sfidë të tillë ai e kishte filluar nja 8 muaj më parë. Në mënyrë që të ishte fizikisht në formë të përballonte diçka të tillë, ai i ishte nënshtruar një regjimi fizik e ushqimor.
Për të arritur kompletimin e kësaj sfide me sukses, Ross kishte ushtruar deri në 14 orë në ditë.express