Analisti Fatos Lubonja ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama pas incidentit të krijuar jashtë sallës ku mbahej aktiviteti për dëgjesën publike për projektin e stadiumit të ri.
Lubonja hedhur akuza për mungesë të transparencës për projektin, që sipas tij është totalisht antiligjor. Për Lubonjën edhe më të rënda ishin veprimet e rojave të sigurisë që nuk lejuan pjesëtarët e shoqërisë civile në dëgjesë.
“Bashkohet injoranca, arroganca, mungesa e cdo lloj diplomacie për një politikan, është dhunë e pastër, mos të dalin e të thonë aty pse thotë Berisha rrëmbeni armët, kështu vjen puna kur ti nuk ke asnjë lloj diplomacie për popullin, pse organizon takim me publikun në një objekt privat”- tha ai.
Sa i takon projektit Lubonja tha se ai është bërë në mënyrë skandaloze.
“Nuk na lejojnë të hyjmë e të shohim projektin, jo vetëm që është bërë në mënyrën skandaloze, bëhet fakt projekti, pa u diskutuar me publikun, kundër edhe ligjeve të shtetit, se është monument kulture aty, sot marrim vesh që zonja që duhet të firmoste nuk ka firmosur, e ka bërë projektin me dhunë, projekti”- tha Lubonja.