Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë ditës së sotme me akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike.
31-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet ende me dije u kap me një sasi prej 3 kilogramësh kokainë nga policia italiane në qyteitn e Breshias. Lënda narkotike ishte e fshehur në automjetin e ëktij shtetasi, ku udhëtonte së bashku me të fejuarën.
Në momentet kur konstatoi se po ndiqej nga policia, shqiptari braktisi makinën ku ishte edhe e fejuara dhe u largua me shpejtësi. Por ai u kap disa qindra metra më tej nga policia.