Një nuse vendosi të bëjë një veprim kaq prekës ditën e dasmës së saj.
Ajo vendosi të rruajë kokën si një shenjë mbështetëse ndaj të shoqit, që vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse.
Britanikja Joan Lyons u martua me Craig, të dashurin e saj që prej fëmijërisë.
Craig vuan nga kanceri në pankreas.
Të dy janë 44 vjeç tani dhe njihen prej 27 vitesh.
Ata vendosën të martohen kur Craig i rrëfeu se kishte qenë i dashuruar përgjatë gjithë jetës me Joan.
Joan thotë se po mbledh fonde për të gjetur mënyrën për të luftuar këtë sëmundje./mapo/