Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratës së tij ku i bënte thirrje shqiptarëve të armatosen. Ndoka deklaroi gjatë fjalës së tijnga foltorja e Parlamentit se përjashtimi i Berishës ishte i padrejtë.
“Berisha ka bërë gabime më të mëdha në Parlament, por ajo që bëri herën e fundit nuk ishte hata dhe s’kishte pse përjashtohej. Me këtë vendim Meta tregoi se toleranca e tij është false”, tha Ndoka.
Ndoka kërkoi ndryshime të rregullores së Parlamentit pasi sipas tij palët merren vetëm me batuta dhe sulme personale, dukë lënë mënjanë debatet për ligjet.
Sipas tij, në Parlament duhet të ketë një kryeministër që “thotë thënie të mençura që të mbahen mend nga populli”.