Pesë vite pas 21 janarit 2011, dosja është mbyllur përfundimisht… Ndërkohë familjarët e viktimave janë të revoltuar. Më i prekuri duket Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, 50-vjeçarit të vrarë para kryeministrisë.
Ai ka deklaruar më parë se ka prova të forta për ngjarjen, që do të trondisin politikën. Gazeta Dita e ka intervistuar me shpresën se do të marrë ndonjë detaj nga këto prova tronditëse.
Por Myrtaj thotë se nuk do flasë tani. Sipas tij, njerëzit e fisit të tij i kanë siguruar këto prova.
“Dikush shpenzoi shumë për to dhe për momentin nuk mund të flas më tepër”.
I pyetur se kush mendon se ia vrau babanë, ai thotë: “Killerat e Sali legenit”.
Ai shprehet i zhgënjyer edhe me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
“Vota e fundit shkoi atje. Megjithëse kam kuptuar se pushteti ndahet në tavolinë, votat e popullit nuk i interesojnë askujt”.
Duke komentuar thirrjen e fundit të Berishës për armatosjen e popullit, Myrtaj thotë: “Atij vetëm plumbi i bën mirë”.