Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 90-vjetorit të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, ku merrnin pjesë edhe personalitete të ndryshme që kanë studiuar në këtë shkollë.
Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu batuatat as për princin Leka II. Teksa vlerësoi disa figuara si Alfred Moisiu apo Agim Fagu që kanë studiuar në këtë shkollë, Rama përmendi princin Leka duke i kujtuar atij marrëdhëniet jo të mira mes Qemal Stafës dhe Gjyshit të tij.
“Ju sot keni këtu edhe Princin Leka, i cili edhe pse nuk ka studiuar në këtë gjimnaz ka ardhur këtu. Madje, gjyshi i tij ka patur probleme të mëdha me Qemal Stafën”, tha Rama, ndërkohë që princi Leka II buzëqeshte.
Rama batuta me princin leka by gazeta-panorama