Komisioni parlamentar që do të hetojë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kompanisë CEZ nga qeveria paraardhëse, është mbledhur të martën, në mungesë të deputetëve të opozitës.
Në hapje mbledhjes, kryetari socialist i komisionit, Taulant Balla, duke prezantuar objektin e hetimit, tha se nga procesi i privatizimit të OSSH-së konstatohen parregullësi të shumta ligjore dhe favorizim i kompanisë CEZ, jo vetëm gjatë privatizimit, por dhe në periudha të mëvonshme.
Sipas Ballës, të gjithë janë përgjegjës për dëmet e shkaktuara, ndërsa tha se do të thirren për të dëshmuar Sali Berisha dhe ish-ministrat e qeverisë së tij. Mbledhja e ardhshme e komisionit pritet të enjten ndërkohë që pritet të thirrën edhe ish-drejtuesit e ERE.