Jose Mourinho pritet që të jetë trajner i Manchester Unitedit nga edicioni i ardhshëm.
Drejtuesit e Manchester Unitedit nuk e kanë pasur të vështirë të bindin Jose Mourinhon që të jetë trajner i skuadrës për edicionin e ardhshëm, shkruan Daily Star.
Ata i kanë ofruar portugezit 300 milionë funte apo 384 milionë euro për transferime, në mënyrë që Unitedi të kthehet në krye të futbollit anglez dhe evropian.
Me këto para Mourinho do të mund të transferonte lojtarët që dëshiron si Renato Sanches, John Stones, Raphael Varane, Zlatan Ibrahimovic etj, citohet “Express”.