Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këshilltarin e LSI-së në Bashkinë e Dropullit, i akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike. Ai është Jorgji Ruci 39 vjeç, banues në fshatin Terihat.
Më 6 prill 2016, Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 39-vjeçarin Ruci, i cili ishte i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.