Kryeministri i tanishëm, por sipas të gjitha gjasave edhe i ardhshëm i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka prezantuar rezultatet sipas llogaritjeve të tyre.
Sipas Vuçiçit, “Serbia Fiton”, ku bën pjesë edhe partia e tij, ka marrë 50.9% të votave dhe pret dekretimin e presidentit për formimin e qeverisë së re të Serbisë, transmeton Koha.net.
“Jam pak i lodhur, por shumë i lumtur dhe mirënjohës. Njerëzit e dinë që ne udhëhqim mirë qeverinë dhe mendojmë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Vuçiç.Ai më pas ka thënë se Serbia ka dëshmuar para vetes dhe botës së është e interesuar për demokraci.
“Faleminderit të gjithëve që kemi votuar sot dhe njerëzve që kanë punuar që këto zgjedhje të jenë transparente, gjithashtu edhe njerëzve të mi që zhvilluan një fushatë të mirë”, ka thënë Vuçiq.
Rezultatet e partive tjera, sipas Vuçiçit:
Partia Socialiste e Serbisë – 11.23%
Partia Radikale e Serbisë – 7.39%
Partia Demokratike – 5.44%
Ndërsa për partitë e tjera ai tha se nuk kalojnë pragun, duke përfshirë edhe koalicionin Boris Tadiq, Çedomir Jovanoviç dhe Nenad Çanak, që njihen si më liberalë në Serbi.
Partia e Vuçiçit akuzohet për vjedhje votash
Përfaqësues të Bllokut Patriotik kanë kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë, pasi ata konsiderojnë se Partia Progresive Serbe (SNS), të cilën e udhëheq kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq është përfshirë në vjedhje dhe parregullsi, përcjell ksp.
Sipas kësaj partie, kjo gjë është me e theksuar veçanërisht në Mitrovicën Veriore dhe në Komunën e Zveçanit.
Ndërsa, korrespondenti i KosovaPress-it nga Mitrovica Veriore raporton se dyert e Qendrës së Votimit në Veri, në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas” kanë qenë të hapura deri në orën 20:20, derisa brenda objektit gjenden dhjetëra njerëz që po presin të votojnë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbledhur kutite.