Presidenti i klubit te PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka konfirmuar se Laurent Blanc do të drejtojë skuadrën edhe ne sezonin e ardhshëm.
E ardhmja e Blanc ishte vene në dyshim pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe flitej për ardhjen e mundshme të Jose Mourinhos, por tashmë kjo është mohuar nga presidenti Al-Khelaifi
“Blanc e ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone dhe ai do të jetë trajneri ynë edhe sezonin e ardhshëm. Kur ne humbasim është përgjegjësi kolektive”, tha Al-Khelaifi për mediat franceze.