Derisa drita e diellit largohet, ashtu largohet edhe zëri. Koha gëlltitet nga errësira dhe minutat të duken sikur sekonda.
Duke pasur vetëm një veshje-zhytje dhe një palë syze uji, kampioni i botës në zhytje të lirë, Alexey Molchanov, mund të shkojë deri në 96 metra nën ujë me një frymë të vetme të ajrit – më thellë sesa që është e gjatë Statuja e Lirisë, shkruan “CNN”, transmeton “Koha Ditore”.
Nëse ka edhe një fletëz të këmbëve, atëherë rusi arrin që me të futet deri nën 129.7 metra nën ujë – një rekord bote.
Edhe pse presioni i madh i ujit rëndon tepër mbi trupin e Molchanovit, ai kokën gjithmonë duhet ta mbajë të lirë. Për zhytësit e lirë që bëjnë rrugën deri te fundi i oqeanit pa ndihmën e aparateve të frymëmarrjes, relaksimi është kyç, thotë ai.