Parlamenti është përfshirë nga debatet gjatë diskutimeve të raportit vjetor të Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Referuar ndryshimeve ligjore për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se prishi konsensusin që opozita dha për Petrit Malajn.
“Zotit Malaj i mungonin dy kritere. Nuk ja ngronte dot xhepin Edi Ramës. Ai nuk kishte para për ryshfet, nuk kishte lidhje krimi, nuk kishte para droge. Ju sillni në mënyrë të turpshme ndryshimin e ligjit. Opozita po zgjidhte një kandidat tuajin, po nuk ju duhet konsesusi juve. Ju donit paratë e tij, por ai nuk kishte para se nuk merret me drogë. Vini këtu në një akt të shëmtuar të shkelmimit të një konsesusi, që ishte në favor tuajin”, tha Berisha.