Një foto e parë e një nëne duke mbajtur në krahë vajzën e vogël të saj të sëmurë ka bërë bujë në rrjetet sociale – fotografia, ka arritur që të marë mbi 10 mijë reagime në vetëm 24 orë. Por ajo që e bën edhe më prekëse këtë fotografi është fakti se ajo është bërë nga djali i saj pesë-vjeçar, me anë të një telefoni celular.
Siç përcjellin mediat e huaja, Kelli Bannister, një fotografe 30-vjeçare dhe blogere nga rrethinat veriore të Perth, Australia Perëndimore, ka postuar këtë foto emocionuese në Facebook të martën. /Telegrafi/