Cladio Marchisio do të qëndrojë gjashtë muaj jashtë fushave, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit me Juventusin dhe finalet e kampionatit europian me Italinë.
Mesfushori bardhezi u dëmtua në ndeshjen e djeshme kundër Palermos, fituar 4-0 nga Juventus. Ai u largua në minutën e 14-të dhe ekzaminimet treguan se ka pasur dëmtimi të ligamenteve të gjurit.
Dëmtimi i Marchisios dhe ai i Verratit, i cili nuk po luan me Paris SG, ka rritur shumë mundësitë e rikthimit të Andrea Pirlos për finalet europiane.