Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentin Salaj shprehet se pas radiove fetare, kontrolli për burimet financiare do të shtrihet edhe te televizionet.
Gjatë një lidhje telefonike për Report TV, Salaj tha se AMA ka nisur aktet rregullative për të futur në shtratin ligjor mediat në vend.
“Autoriteti i mediave në vitin e parë që ka marrë detyrën, ka gjetur parregullsi të mëdha përsa i takon debive. Ka shumë subjekteve edhe të palicencuara. Kemi filluar me një fazë të dytë që janë aktet rregullative. Kemi nisur me radiot fetare dhe më pas do të vazhdojmë me të gjitha mediat e tjera”, u shpreh Salaj.
Ai theksoi gjithashtu se ka dyshime që në mediat shqiptare bëhet edhe pastrim parash.
“Është e vërtetë që ka një numër të madh subjektesh televizive dhe radiofonike në Shqipëri. Ka patur një përhapje jo normale. Por ka edhe dyshime nga shumë institucione që në media bëhet edhe pastrim parash”, theksoi Salaj
Përse nuk janë përfshirë në këtë proces edhe televizionet, kur dihet se ka pakënaqësi në mënyrën e financimit?
Autoriteti i mediave në vitin e parë që ka marrë detyrën, ka gjetur parregullsi të mëdha përsa i takon debive. Ka shumë subjekteve edhe të palicencuara. Kemi filluar me një fazë të dytë që janë aktet rregullative. Kemi nisur me radiot fetare dhe më pas do të vazhdojmë me të gjitha mediat e tjera.
A do të kërkohet edhe për televizionet, duke nisur nga televizioni ynë p.sh, dhe për ta shtrirë këtë debat. Çfarë po ndodh në Shqipëri, kemi dekriminalizimin e politikës, pastrimin e gjyqësorit, duket se vetë media s’po përfshihet në këtë revolucion të madh transparence…
Është e vërtetë që ka një numër të madh subjektesh televizive dhe radiofonike në Shqipëri. Ka patur një përhapje jo normale. Por ka edhe dyshime nga shumë institucione që në media bëhet edhe pastrim parash. Kjo s’mund të ngrihet nga subjektiviteti jonë, por duhet ta fusim në shtrat ligjor këtë çështje. Besoj se do të gjej mbështetjen edhe të anëtarëve të tjetër të bordit të AMA-s.
Do përfshihen televizionet dhe portalet web?
Bëhet fjalë për radio dhe televizionet që kanë linjë editoriale, pra që japin lajm. Për portalet nuk është AMA autoriteti përgjegjës. Do të kemi një rregullore për radio dhe televizionet. Është një debat që po vazhdon në AMA dhe shumë shpejt do të kemi një material të gjerë për këtë gjë.