Shumë persona kanë tentuar ta lënë duhanin, por nuk ia kanë dalë mbanë.
Sipas një studimi në SHBA, studiuesit kanë arritur në përfundimin se lënia e duhanit nuk është aspak e lehtë.. Në përfundim të studimit 16% e personave të pyetur që ishin marrë me ngritje peshe kishin hequr dorë nga duhani dhe kishin më pak yndyrë.
Pra sporti ndihmon në këtë drejtim, pikërisht palestra dhe veçanërisht ngritja e peshave. Në përfundim të studimit u theksua se nikotina stimulon sistemin nervor qendror qe të lëshojë neurotransmetues, gjë e cila ndodh edhe gjatë aktivitetit fizik.
Nëse keni dëshirë dhe nuk keni mundur ta eliminoni këtë ves, tani e dini shumë mirë se çfarë duhet të bëni. /intv/.