Shqipëria, prej vitesh është përballur me fenomene negative, të cilat cënojnë të drejtat e fëmijëve, ndër të cilët janë edhe fëmijët në situatë rruge.
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe shumë organizata që operojnë në Shqipëri, kanë nisur fushatën e mobilizimit në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve. Së bashku me planin e veprimit dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese të zhvilluara në qytete të ndryshme, janë propozuar edhe ndryshime në ligji.
Përkatësisht, në bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier janë identifikuar 528 fëmijë në stuatë rruge dhe është bërë e mundur largimi nga situata e rrugës dhe marrja në mbrojtje e 254 fëmijëve. Po ashtu, janë ngritur 26 skuadra terreni në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër, Korcë dhe Vlorë. Gjithashtu, nga të dhënat rezulton që në gjithë vendin raportohen që ndjekin shkollën 139 fëmijë në situatë rruge, nga këta 91 fëmijë nga bashkitë e përfshira.
MMSR ne bashkëpunim me Zyrën e Punës janë punësuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier kanë mundësuar punësimin e 78 prindërve të fëmijëve në situatë rruge. Bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier Vlorë, Korcë dhe Shkodër, janë bashkitë ku zbatohet ky plan fillimisht, për shkak të përhapjes së ketij fenomeni.