Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit ka shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore.
Një rëshqitje masive dheu dhe gurësh ka bllokuar aksin Kukës-Shishtavec. Raportohet se aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth një orë.
Automjetet u bllokuan në pamundësi për të lëvizur, teksa në vendin e quajtur Ura e Lojme, rrëshqitja e dheut shkaktoi dhe rënien e një shtylle tensioni.
Ndërkohë, policia e shtetit ka njoftuar se ka rritur prezencën në akset e rrezikuara nga rrëshqitje dheu apo inertesh. Më tej, policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar në rrugë.