“Të gjithë të rënët e Luftës së Dytë Botërore” është studimi i parë i Akademisë së Studimeve Shqiptare që vjen në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Historianë dhe studiues antikomunistë kerkojne keshtu rishikimin e një periudhe të rëndësishme.
Megjithëse të dhënat zyrtare të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare bëjnë për 28 mijë viktima, ky botim i ri flet për të tjera shifra të çuditshme.
Partizanë, ballistë dhe legalistë të rënë në luftë janë rreth 7200, ndërkohë që 2222 shqiptarë janë vrarë nga forcat komuniste sipas studiuesve në fjalë qe e cilesojne periudhen si lufta civile në vend.
Botimi i historianëve flet gjithashtu për 5500 viktima civile si dhe rreth 17 mijë ushtarë të huaj, italianë (14.500) dhe gjermanë (2400) që humbën jetën në luftë.
Rreth 30 mijë viktima numërohen në luftën e dytë botërore në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara nga ky studim.
Gjatë promovimit në COD, Kryeministria, u theksua rëndësia e këtij studimi me listat emërore të të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, i cili shprehet se viktimat nuk ishin vetëm nga radhët e partizanëve dhe armiqve, dhe se antifashizmi ka qenë pluralist.
Kryeministri Edi Rama tha se çështja e Luftës së Dytë Botërore mbetet e hapur pasi historia pas luftës u shkrua nga regjimi diktatorial, të cilët i mëshuan me gjithë brutalitetin e vet shprehjes “Historinë e shkruajnë fitimtarët”.
Ky studim për kohën e luftës në Shqipëri vjen me kontributin e: Prof. Dr. Nevila Nika, kryetare ASSH-së; Prof. As. Dr. Hasan Bello; Prof. Asoc. Dr. Marenglen Kasmi; Dr. Çelo Hoxha; PhD Florian Çullhaj.
/a.rada