Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e 29 Nëntorit, që përkujton 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë nga Shqipëria.
Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festën, teksa ka ndarë foton e një bebeje që ka ardhur në jetë dje, për festën e 28 Nëntorit në maternitetin “Koço Gliozheni.
“MIRËMËNGJES dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, shrkuan Rama.
/a.r