Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, zbardhi skenarin e protestës së 26 nëntorit. Paloka tha se protesta do të jetë mosbindje civile ku do të bllokohen të gjitha rrugët e Tiranës.
Ai tha se qytetarët dhe mbështetësit e opozitës do të marshojnë në akset brenda kryeqytetit me qëllim paralizimin e qarkullimit.
“Sot do mblidhemi për protestën. Dua të jap një lajm: Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve, i trafikut në Tiranë, në datën 26. Marshim në Tiranë i qytetarëve. Ky do të jetë qëllimi. Do vuajnë qytetarët, por më mirë të vuajnë një ditë, 1 javë, por do të shpëtojnë nga vuajtja që zgjat prej 12 vitesh dhe që mund të zgjasë akoma nëse nuk reagojmë.
Nga ndërkombëtarët ka një ndryshim në qëndrime. E mbani mend dikur që sa herë njoftonim një protestë vinin reagimet, përjashto njoftimet rutine të ambasadës së USA, por nga shigjetat që vinin…këtë kemi kohë që nuk e dëgjojmë më. Kemi dy rezoluta që janë shumë të rëndësishme, PPE drejton Europën, ka rëndësinë e vet cilësore“, tha ai.
Opozita ka thirrur mbështetësit në protestë kombëtare në Tiranë të martën e 26 nëntorit duke nisur prej orës 17.00.
Kujtoni se duke paralizuar qytetaret do tu fusni friken qe tju votojne juve.Ta harroni se fitkni nr kete menyre.Perpjekjet tuaja per karrike nuk mund te vihen mbi jeten e qytetareve.Une qe do shkoj ne spital duhet me ju marre leje juve o te marre
Kursejeni budallallekun dhe hajdeni ne vete.Mos u perballni me qytetaret hallexhinj se kokes po ja beni
Bole kanarit