Sfida e një monitorimi cilësor dhe sasior të transmetimeve të medias audiovizive në kaudër të edukimit mediatik dhe teknologjisë, ka bashkuar në një qëllim Autoritetin Shqiptar të mediave me rregullatorin portugez.
Armela Krasniqi nga Shqipëria dhe Helena Sousa nga Portugalia shfrytëzuan praninë ne Mbledhjen e 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive në Romë për të firmosur një Memorandum Bashkëpunimi.
Edukimi Mediatik, metodologjia e monitorimit të përmbajtjes audiovizive dhe programet e shkëmbimit të ekspertëve janë pjesë e momorandumit.
Kryetarja e AMA-s, Krasniqi veçoi punën e autoritetit mbi përputhjen e legjislacionit vendas me direktivat e Bashkimit Europian.
Vlen të përmendet rregullorja “Për kriteret dhe procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të lidhura me pronësinë e televizioneve që njihen si Ofruesit e Shërbimit Mediatik Audioviziv ”.
AMA ka propozuar edhe ndryshime që parashikojnë përfshirjen e konceptit të Matjes së Audiencës ne ligj; luftën kundër piraterisë së të drejtave të transmetimit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me qëllim përmirësimin e cilësisë së gazetarisë në median audiovizive dhe jo vetëm.