“Ky depresion po më vret” dhe “Të jetosh kështu nuk ka më kuptim”, janë shënimet e shkruara me dorë e të lëna në tavolinë nga nëna, e cila mbyti në vaskë Perlën e vogël, vetëm 10 muajshe.
Pasi mori i jetën vogëlushes, nëna tentoi t’i jepte fund jetës duke prerë flokët dhe duke goditur veten me thikë në bark dhe fyt.
Kjo është skena dramatike me të cilën u përball Antonio, një punëtor 36-vjeçar nga Nole, i cili u kthye në banesë në orarin e pushmit të drekës në punë, pak pas orës 12:30 të mesditës së djeshme. Dera e shtëpisë në via Grazioli ishte e mbyllur dhe për të hyrë brenda ai duhej të futej nga dritarja.
Zemra i rrihte fort, kishte një ndjenjë të keqe. Ai nxitoi në banjë, mori vajzën e tij dhe e vendosi në një tavolinë. Duke ndjekur udhëzimet e një operatori të 118, ai u përpoq ta sillte në jetë Perlën, por gjithçka ishte e kotë.
Vogëlushja tashmë kishte vdekur. Ndërsa gruaja e tij, Carola, 34 vjeçe, e cila qëndronte e shtrirë në shtrat, në një gjendje konfuzioni, pasi kishte tentuar vetëvrasjen, u transportua me helikopter në Molinette, ku iu nënshtrua një operacioni për të qepur plagët, pothuajse të gjitha sipërfaqësore, përveç atyre në fyt.
Jeta e saj raportohet se është në rrezik dhe dhoma e 34-vjeçares ruhet nga një polic.
Hetuesit janë të bindur se gruaja, e cila kishte pirë edhe disa medikamente psikotrope, ka vrarë të bijën duke e mbytur në vaskë.
Dëshpërimi i babait
“Nuk është e mundur, kemi 18 vite bashkë dhe e kemi dashur shumë një fëmijë”, tha babai i foshnjës.
“Nuk e di nëse e ka vrarë apo jo, nuk e di”, shton gjyshi i Perlës. “Nuk dimë ende asgjë. Kur arritëm këtu, e gjetëm vajzën e vogël që nuk merrte frymë. Nusja ime? Ajo vuante nga depresioni pas lindjes”.
Carola ishte prekur nga një sindromë depresive menjëherë pas lindjes së Perlës, 10 muaj më parë. Që atëherë, bashkëshorti, prindërit dhe miqtë e saj ishin përpjekur që të mos e e linin kurrë vetëm.
Ata ndërroheshin me njëri-tjetrin në mënyrë të vazhdueshme për ta mbajtur nën mbikëqyrje dhe situata dukej se po përmirësohej.
34-vjeçarja po i nënshtrohej terapisë psikiatrike dhe kishte planifikuar një vizitë pasditen e së premtes.