Alarmet e rreme për bombë kanë ndërprerë për disa minuta votimin në 2 qendra në Georgia. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët lokalë, të cilët kanë thënë se do të kërkojnë një urdhër për të zgjatur orët e votimit në këto qendra.
U raportuan 5 alarme të rreme për bombë, duke çuar kështu pezullimin e përkohshëm të votimit për rreth 30 minuta në këto 2 qendra.
“Fatmirësisht ato janë përsëri funksionale dhe të gjitha qendrat e votimit janë të sigurta me një prani aktive të sigurisë,” tha drejtoresha e monitorimit të zgjedhjeve të qarkut, Williams.
Më tej, në një konferencë për shtyp ajo shtoi se do të kërkojnë një urdhër për t’i mbajtur të hapura këto qendra më gjatë se orari normal. Vendvotimet janë në Union City, i cili është në jugperëndim të Atlantës.
Departamenti i Policisë së Shkollës së Qarkut Fulton mori informacion të martën në mëngjes se disa shkolla do të merrnin kërcënime me bombë rreth mëngjesit të sotëm, sipas deklaratës së Tori Cooper, një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Fultonit të Jugut.
Ndërkohë, sipas verifikimeve të forcave të sigurisë, alarmet ishin të rrema dhe procesi i votimit tanimë vijon normalisht në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
/a.r