Thuhet se gjithmonë moda i kthehet modeleve që janë përdorur në të shkuarën. Kjo mumje e zbuluar në Mongoli, në malet Altai, i ka habitur arkeologët dhe komentuesit në rrjet. Mumja, e gjetur në një lartësi prej 3 mijë metrash, mbante një palë këpucë që duken kaq moderne. Një arkeolog tha se gruaja nuk i përkiste elitës, por ishte një grua e zakonshme. Mendohet se mumja është 1500-vjeçare.