Nxënësit e shkollës 9 vjeçare Adem Gjeli në Fushë Krujë janë larguar nga godina, për shkak se ka patur rrjedhje gazi.
Vendimi për evakuimin e mori drejtoria e shkollës për të shmangur ndonjë incident pasi panë që kishte rrjedhje gazi, sepse nxënësit e kësaj shkolle ngrohen me gaz.
Në orët në vijim pritet që eskpertët e shëndetit publik të ardhur nga Tirana, të sqarojnë situatën teksa policia ka nisur hetimet.