Partia Demokratike i ka kërkuar transparencë kryeministrit Rama sa i përket ardhjes së muxhahedinve në Shqipëri. Përmes zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, PD ka dorëzuar në Kuvend kërkesën ku shprehet se kërkohet informacion për masat e marra dhe kapacitetin pritës.
Nga ana tjetër, PD pyet Ramën në lidhje me trajtimin e iranianëve në vendin tonë, që njihen si ish-anëtarë të organizatës MEK.
”Duke e vlerësuar partneritetin strategjik me SHBA dhe duke garantuar mbështetjen maksimale të objektivave të përbashkëta, PD e konsideron këtë cështje si të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare dhe kërkon të dhëna të plota mbi ecurinë e procesit” – shkruhet në letrën e demokratëve.
Flamur Noka ka kërkuar gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore.
“A e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre?” – shkruan PD.
Kërkesa: