Nga Bledi Mane
Ethet kane pushtuar partine me te madhe politike shqiptare ne referendumin e sotem. Problem nuk duket se eshte rezultati por pjesemarrja, jo cilesia por sasia. Ndryshe nga te majtet e moderuar, kocka e vjeter ka hallin e dites se hene. 11 prilli eshte per ta nje dite plot brenge kur mortja e diktuar nga Zoti perlau nje here e mire zotin e vetshpallur te shqiptarëve.
Ndaj komunistet permetare kane filluar pregatitjet qe sot per te vajtuar udheheqesin e tyre Enver Hoxha. Megjithese bastjon permanent i se majtes, Permeti ne zgjedhjet e vjetshme lokale i dha nje shuplake te forte koalicionit qeverises duke ndeshkuar me vote plebishitare kandidatin e tyre. Ne Permet per here te trete gjate 26 viteve tranzicion pushteti lokal drejtohet nga e djathta!