Një 27-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Rinas pasi posedonte 3 dokumente sllovene false. Ai u arrestua në dalje të Shqipërisë. Policia njofton se gjatë kontrollit “rezultoi se ai kishte paraqitur në sportel, një pasaportë sllovene, të dyshuar të falsifikuar, dhe se kishte me vete një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, gjithashtu sllovene dhe të dyshuara false”.
“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, 27-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer më shumë se një herë, si dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, 3 dokumentet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
Gjatë kontrollit u sekuestruan pasaporta, karta e identitetit dhe leja e drejtimit që kishte me vete ky shtetas.
/a.r