Hapja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim ne BE, për Shqipërinë pritet të sjellë një sëre përfitimesh ekonomike.
Tregu europian i punës, lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve, rritja e investimeve nga BE, liria për të ofruar Shërbime janë ndër çështjet që do të diskutohen, së bashku më pas me kapitujt për tatimet, politikën monetare, mbrojtjen e konsumatorit dhe bashkimin doganor, raporton A2.
Por çfarë pozicioni zënë vendet e BE në shkëmbimet tregtare me vendin tonë?
Për 8 mujorin e parë 2024, marrëdhëniet tregtare u rritën edhe më tej. 57.3% e të gjithë tregtisë është kryer nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve të mallrave me BE. Teksa eksportet zënë 71% ndërsa importet 51.4%. Duke bërë që deficiti tregtar të jetë në favor të Shqipërisë, shkruan A2.
Çdo mall që eksportohet në BE, duhet të ketë të gjitha kërkesat që kërkon Komisioni si marka, siguria etj. Ndërsa nuk duhet të mbetet pas dhe përafrimi i legjislacionit.
Partner kryesor tregtar mbetet Italia si në eksportet dhe importe. Pas Italisë, shumica më e madhe e mallrave që ne blejmë janë nga Greqia, Gjermania, Austria, Spanja.
Ndërsa shesim më shumë përveçse drejt Italisë dhe Gjermanisë, përcjell A2.
Ndalur sipas grupmallrave janë makineritë dhe pajisjet, tekstile dhe këpucë, kategoritë kryesore që ne blejmë nga vendet e BE. Pa harruar edhe produktin kryesor te konsumit, ushqimet.
/a.r