Partia Demokratike do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e komanduar nga Edi Rama.
Ky është vendimi i Grupit Parlamentar të PD, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit heqje lirie deputetin Ervin Salianji.
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se gjithashtu grupi i PD-së ka vendosur që të përshkallëzojë aksionin opozitar, duke nisur nga protesta e 6 tetorit.
Bardhi tha se grupi parlamentar e konsideron hakmarrje politike të Edi Ramës vendimin e Apelit ndaj deputetit Salianji.
Ai tha se kjo që ndodhi me Salianjin ku brenda 24 orësh kërkohet zbatimi i vendimit të Apelit. “Kjo nuk ndodh me asnjë qytetar të thjeshtë. Po çojnë në burg një luftëtar kundër krimit të organizuar, ndërsa anëtarët e krimit të organizuar i lenë kohë të arratisen.
Për deputetin e opozitës gjithçka ndodh brenda 24 orësh, vendimi shkon nga Apeli në Gjykatën e Rrethit, hidhet shorti, del vendimi i ekzekutimit, sepse Edi Rama kështu ka urdhëruar, që Salianji të shkojë sot në burg”, tha Salianji.
Salianji eshte denuar per shpifje por ti Gaz Bardhi duhesh denuar per krimin e vrasjes se Xhuvanit. Ishe ti qe organizove paramilitaret e armatosur dhe nuk lejove arrestimin ne flagrance te vrasesut te tij. Por Papleka u dorezu vet se ka moral dhe edhte viktime e jote