Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, në një konferencë për mediat nga selia e kësaj partie, tha se vendimi i Apelit ndaj deputeti Ervin Salianji është politik dhe i urdhëruar nga Edi Rama.
Ai u shpreh se ndaj kësaj padrejtësie ne nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet të nënshtrohemi, dhe për këtë arsye i kërkojmë Ervin Salianjit të mos e zbatojë vendimin politik të Edi Ramës të firmosur nga 3 gjyqtarë të Apelit.
Bardhi tha se nga ky moment nuk do të ketë asnjë marrëdhënie normale institucionale me mazhorancën e komanduar nga Edi Rama. Bardhi u shpreh se do të ketë një përshkallëzim të aksionit opozitar, duke nisur nga data 6 tetor.
“Akt kriminal hakmarrjeje i grupeve kriminale.
U dënua sepse vëllai i ish ministrit shëtiste i lirë edhe pse i dënuar. Ndaj kësaj padrejtësie nuk duhet t’i nënshtrohemi. Unanimisht vendosëm t’i kërkonim Salianjit të mos zbatonte vendimin politik.
Sot u dënua çdo anëtar i PD dhe qytetar i Shqipërisë.
Propozuam ngujimin pa afat. Ishte vendimi politik i grupit.
Por jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të tij, që vendosi që me të keqen të përballet duke shkuar në burgun politik. Kjo sakrificë është në emër të çdo demokrati”, tha ai.
Po kush i ha keto or legena, s’ka ngujim qe e shpeton. Sonte e pergedhelin prangat dhe e mir’prete qelia.