Edi Paloka ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, me argumentin se është pisanjos dhe nuk lahet.
“Kur kanë të drejtë, kanë të drejtë.
E ka lënë veten pas dore!
Ka tre muaj që më del përditë në tv më të njëjtat rroba; nga stadiumi, tek asambleja e PS; nga Thethi në Evrope…
Po lahu e ndrrohu të paktën ooo… se thonjtë e dijmë që e ke siklet ti presësh.
P.S
Në fakt kjo është të pretendosh shumë nga Rama. E kam treguar dhe here tjetër se nuk më hiqet nga mendja si rast. Kur ne gazetarët rrinim tek ai që quhej ‘klubi i Fidelit’, një ditë me shi hyn ky në lokal me një pallto të madhe të zezë.
Sa hyri, lokali kutërboi nga era e keqe. Siç duket dikush nga ata që takoi ja vuri në dukje ose e pyeti për këtë sepse ky ngriti zërin që ta dëgjonin dhe të tjerët: ‘kam gjashte muaj pa u lare’- tha me mburrje se ne atë kohe bënte gjoja si hipi.
E vërteta është që ujin e ka patur dhe e ka inat…”, shkruan Paloka.