Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për hetim parlamentar në lidhje me atë që e cilëson si afera Rama-CEZ.
Në njoftimin e saj, PD thotë se janë 500 milionë euro të cilat duhet t’i kthehen qytetarëve teksa thekson se opozita është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje.
“Janë 500 milionë euro që duhej t’i shkonin qytetarëve në investime, në krijimin e vendeve të punës e në zbutjen e varfërisë. Por, Edi Rama ia mohoi shqiptarëve për interesat e tij personale. PD e denoncoi vjedhjen më të madhe të vendit dhe u beri thirrje deputeteve të mazhorancës të mos e votonin në korrik të 2014 këtë aferë në parlament. PD është e vendosur ta çojë deri në fund këtë cështje. Hetimi parlamentar është vetëm hapi i parë drejt zbardhjes së megaaferës RamaCEZ”, thuhet ne deklaraten e PDsë.