Nëse ju mundojnë “vrimat“ në kujtesë, ndjenja e të mos qenit rehat, si dhe dhimbjet në kokë, nëse ndjeni ushtimë në veshë, atëherë ndihmën do ta gjeni te shqopa, bimë kjo që në gjuhën latine njihet si “Calluna Vulgaris”
Në një gjysmë litër ujë të vluar shtoni një lugë shqopë të imtësuar dhe e lini të qëndrojë ashtu, duke u zier për dhjetë minuta. Pasi ta keni larguar nga zjarri, e lini ashtë të qëndrojë për tri orë. Më pas e konsumoni si çaj. Javën e parë konsumoni gjysmë gote në cilëndo pjesë të ditës për të vazhduar me një gotë të plotë gjatë ditës. Më pas bëni një pauzë prej dhjetë ditësh për të filluar me orarin paraprak.
Kjo bimë është shumë e shëndetshme për shëndetin tonë. Pastron gjakun dhe rrugën urinare, forcon sistemin nervor, si dhe mund të përdoret si sedativ si dhe stimulon funksionimin sa më normal të lukthit. Po ashtu, përdoret në shërimin prostatës, ftohjes, dizenterisë, çrregullimeve nervore etj.