Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me planin e ri urbanistik për sheshin qëndror të kryeqytetit, sheshin “Skënderbej”, të prazantuar sot nga Bashkia e Tiranës. Në një postim në rrjetin social FB Basha e komenton këtë aktivitet si krekosje me fasada betoni nga ana e mazhorancës, ndërkohë që papunësia në vend rritet.
Më poshtë postimi i plotë i Bashës:
“Vazhdojne krekosjet me fasada betoni, nderkaq papunesia rritet. Vazhdojne me palma qe i blejne nje djall e gjysem, nderkaq njerezit nuk sigurojne dot buken e femijeve. Rrisin taksat dhe falimentojne biznesin e mbyllin vende pune. Rrisin faturat e energjise dhe te ujit, vjedhin te ardhurat, nderkaq hiqen si clirimtaret e Kastriotit. Por cfare eshte realisht “investimi” ne shesh? Shkaterrim i gjelberimit, tender per xhepat e tyre dhe dy kulla betoni per oligarkine dhe veten e tyre. Ky eshte meraku i madh i Pashait te Korrupsionit dhe jo vetmia e Gjergj Kastriotit”.