Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Olimpike pas 52 vjetësh. Kjo falë fitores së mundësit Chermen Valiev në finalen e medaljes së bronzit kundër mundësit nga Taxhikistani.
25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël.
A fitoi Shqipëria medalje olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin!
Ymer Pampuri peshëngritës i njohur shqiptar, është bartës i rekordit Olimpik për vitin 1972 në peshëngritje.
Pampuri lindi më 30 prill 1944 dhe ndërroi jetë më 18 janar 2017. Më Lojërat Olimpike Verore të vitit 1972 u bë shqiptari i parë që theu një rekord olimpik, i pari shqiptar që doli kampion bote dhe kampioni i fundit i botës në shtypin ushtarak, deri kur kjo disiplinë nuk u lejua më të praktikohej ndërkombëtarisht pas vitit 1972.
Pampuri, informon dritare.net, u shpall kampion bote duke thyer edhe rekordin olimpik të japonezit Mijake me 127.5 kg. Në moshën 20-vjeçare u shpall kampion i vendit teksa ngriti peshën 120 kg.
Pavarësisht rekordit ai nuk mori Medalje Olimpike. Ndaj kjo e djeshmja është e para dhe historike për Shqipërinë.
/a.r